Dashi
Do keni mosmarrëveshje të vogla sot në jetën tuaj në çift, por të gjitha këto do jenë pa pasoja të rënda. Menjëherë do i kuptoni gabimet dhe do mundoheni ta ndreqni situatën.
Demi
Gjërat do shkojnë si duhet sot në jetën tuaj në çift. Me partnerin do ruani një komunikim të mirë dhe nuk do ketë aspak debate apo mosmarrëveshje.
Binjakët
Do jeni shumë të arsyeshëm sot në jetën tuaj në çift dhe do sqaroni gjithçka me mirëkuptim dhe maturi. Edhe partneri do jetë më i duruar dhe më tolerant.
Gaforrja
Nëse jeni në një lidhje, marrëdhënia në çift do shkojë më së miri. Do i rregulloni të gjitha probleme dhe do ndiheni më të qetë. Beqarët nuk duhet të nxitohen.
Luani
Jeta juaj në çift nuk do ketë aspak të reja gjatë kësaj dite. Merrini gjërat si t’iu vijnë pa bërë sakrifica shumë të mëdha. Beqarët më në fund do mund të fillojnë një histori dashurie.
Virgjëresha
Të dashuruarit nuk duhet të rrezikojnë shumë gjatë kësaj dite dhe të flasin me partnerin për tema delikate. Kujdes! Beqarët do kenë disa takime të shpejta.
Peshorja
Do keni një jetë sociale mjaft aktive gjatë kësaj dite dhe ka mundësi që ta lini paksa pas dore partnerin. Kjo do e mërzitë atë dhe do e bëjë të mendojë seriozisht për të ardhmen.
Akrepi
Ditë e kënaqshme për sa iu përket çështjeve te zemrës. Do kaloni çaste të mrekullueshme me partnerin dhe do dashuroheni me të ashtu si vetëm ju dini.
Shigjetari
Dite goxha delikate kjo e sotmja për të dashuruarit. Nuk do kuptoheni mirë me partnerin dhe kjo mund të sjellë debate të forta. Beqarët do kenë një ditë premtuese.
Bricjapi
Jeta ne çift do konsolidohet edhe më tepër gjatë kësaj dite. Do e respektoni tjetrin dhe do pranoni të bëni edhe ndonjë sakrificë të vogël.
Ujori
Ditë mjaft euforike kjo e sotmja për të dashuruarit. Emocionet do jenë të njëpasnjëshme dhe do iu duket shpesh vetja si në një ëndërr.
Peshqit
Shtojini dozat e imagjinatës në çift gjatë kësaj dite nëse nuk doni që rutina t’iu pushtojë dhe të keni probleme. Duhen bërë patjetër disa ndryshime.
burimi www.shekulli.com.al
