ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Horoskopi 20 Janar 3014

Horoskopi 20 Janar 3014

Dashi

Jeni në çift? Yjet nuk do arrijnë dot sot ta destabilizojnë atmosferën. Mund të keni ndonjë debat të vogël, po që do sqarohet sa hap e mbyll sytë. Beqarët do ëndërrojnë më shume sesa duhet.

Demi

Pritet që marrëdhënia në çift të jetë edhe më harmonike gjatë kësaj dite. Do e gjeni mënyrën e duhur për t’i kërkuar diçka partnerit tuaj dhe ai nuk do mundë t’iu thotë jo.

Binjakët

Dëgjojeni me shumë kujdes partnerin tuaj gjatë kësaj dite sepse vetëm në këtë mënyrë do e gjeni lumturinë dhe harmoninë në çift. Beqarët do ja lënë gjithçka kohës.

Gaforrja

Nën ndikimin pozitiv të Jupiterit, jeta juaj në çift do jetë e mirë dhe pa probleme. Do e respektoni mendimin e partnerit dhe shpeshherë do keni të njëjtat ide. Duket se gjërat do fillojnë të ecin si duhet.

Luani

Dëgjojini këshillat e yjeve gjatë kësaj dite dhe shtojini dozat e fantazisë në jetën sentimentale. Do ndiheni më mirë si ju ashtu edhe ai që keni në krah. Beqarët duhet ta lënë veten të lirë.

Virgjëresha

Ambienti në çift do fillojë të përmirësohet gjatë kësaj dite. Do e keni më të lehteë të flisni me partnerin tuaj dhe do i zgjidhni të gjitha telashet. Beqarët do jenë të turpshëm dhe do mbyllen në vetvete.

Peshorja

Priten përmirësime të mëdha gjatë kësaj dite për ata që janë në një lidhje. Do tregoheni më të hapur me partnerin dhe do e dëgjoni me kujdes atë.

Akrepi

Jeta në çift nuk do jetë aspak e mirë sot. Do debatoni ashpër me partnerin dhe mund të merrni vendime ekstreme. Beqarët nuk duhet t’i ngatërrojnë çështjet sentimentale me ato profesionale.

Shigjetari

Ditë shumë e zakonshme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Komunikimi dhe bashkëpunimi do vazhdojë të mbetet i njëjtë. Beqarët do e bëjnë më në fund për vete personin që pëlqejnë.

Bricjapi

Nëse nuk doni të përballeni me zhgënjime më vonë, mos i jepni liri të plotë partnerit. Shprehjani ndjenjat, por mos bëni sikur ai është i vetmi që ekziston mbi rruzullin tokësor.

Ujori

Ditë e këndshme kjo e sotmja për të dashuruarit edhe pse jo të gjitha dëshirat do iu plotësohen. Mundohuni të kënaqeni edhe më pak ndonjëherë. Beqarët nuk do kenë fat në dashuri.

Peshqit

Marrëdhënia në çift do jetë më intensive dhe më e thellë gjatë kësaj dite. Do merreni vesh për gjithçka me partnerin dhe do merrni edhe vendime me rëndësi.

 

burimi www.shekulli.com.al

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top