ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Hollanda Shqipëria brenda 2014-ës merr statusin kandidat

Ambasadori i Hollandës në Tiranë, Martin De La Reij shprehu të martën besimin e tij se Shqipëria do të marrë statusin kandidat brenda 2014-ës.
De La Reij, i pranishëm në një diskutim mbi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, të organizuar nga Institutit Shqiptar për Studimet Ndërkombëtare, theksoi se marrja e statusit nga ana e shqipërisë është i mundur brenda 2014-ës, por rruga për t’u bërë pjesë e familjes Europian është e ende e gjatë.
“Aktualisht Komuniteti Europian po kalon shumë sfida. Vende si Hollanda, Franca dhe Anglia përballen me dilemën nëse këto vende do të ishin më mirë brenda apo jashtë BE-së, duke parë krizën ekonomike. Apo dilemës nëse zgjerimi i mëtejshëm do zhvillonte BE-në apo jo”, theksoi ai.
Sipas De La Reij, Hollanda është mjaft strikte sa i takon politikave të zgjerimit.
“Ne jemi të vëmendshëm për të zbatuar plotësisht konventën e Kopenhagenit mbi kushtet që një vend duhet të plotësoj për të qenë pjesë e BE-së, si Stabiliteti Politik, Lufta ndaj Korrupsionit, lufta ndaj fenomeneve nacionaliste, si dhe përshtatja e politikave monetare. Shqipëria veç kushteve që dihen, lufta ndaj korrupsionit, stabiliteti politik, si dhe brishtësisë ekonomike, duhet të përballet dhe me fenomenet të tilla si nacionalizmi”, tha ai.
De La Reij, shtoi se bashkëpunimi politik është çelësi i suksesit.
“Bashkëpunimi mes aktorëve politik do të ishte një garanci për luftën ndaj korrupsionit, kultivimin e një administrate profesioniste dhe krijimin e kushteve të nevojshme për zbatimin e politikave monetare që Bashkimi Europian ushtron në territorin e saj”, theksoi ambasadori i Hollandës, i cili shtoi se pas integrimit të Kroacisë në BE, nuk pritet zgjerimi i mëtejshëm për një kohë të gjatë i komunitetit tonë.
De La Reij theksoi se Hollanda është vëmendshme ndaj zhvillimeve në Shqipëri dhe jep kontributin e saj modest nëpërmjet programeve të BE-së si IPA…etj. “Ne jemi të vëmendshëm ndaj nevojave të Shqipërisë. Kemi investuar në drejtësi, në sistemin gjyqësor me trajnime të shumta, po ashtu kemi investuar në ndërgjegjësimin e qytezave dhe promovimin e vlerave të vendit tuaj”, theksoi Ambasadori i Hollandës në Tiranë.
Sa i takon çështjes krizës së Ukrainës, ambasadori De La Reij, garantoi se Bashkimi Europian nuk i ngatërron detyrat e saj. “Shqipëria ka vendin e saj, Ukraina të sajin, problemi i Ukrainës nuk ndikon në shpejtësinë e integrimit tuaj, jeni ju që keni në dorë fatin tuaj”, përfundoi ai.

BURIMI http://www.ata.gov.al/ambasadori-hollandez-shqiperia-brenda-2014-es-merr-statusin-kandidat-67523.html

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top