ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Holanda kërkon aleatë për ti thënë jo Statusit për Shqipërisë

bashkimi-europian

Holanda kërkon aleatë për ti thënë jo Statusit për Shqipërisë

Holanda ka nisur së kërkuari aleatë në vendet e Unionit Europian, në mënyrë që të mos jetë e vetme në qëndrimin e saj refuzues për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë në mbledhjen e 17 dhjetorit në Bruksel.

Ky është konkluzioni një shkrimi të botuar në gazetën “Netherland Times”, në të cilin thuhet se ministri i Jashtëm, Frans Timmermans nuk do që të jetë i vetëm në këtë punë të pistë për vendet e tjera të BE-së, duke kundërshtuar statusin e Shqipërisë. Ai, thuhet në vijim të artukullit, do të kërkojë aleatë europianë tek të cilët kërkon mbështetje për kundërshtinë e Holandës.

Duke shpjeguar rrethanat që kanë prodhuar këtë “jo” holandeze, gazeta “Netherland Times”
Statusi
Lituania negocion për statusin e Shqipërisë
Statusi, lob pro shqiptar në BE
Vështirësitë për statusin
thekson se qeveria holandeze mendon se Shqipëria nuk është ende gati për ta gëzuar këtë status, pavarësisht se vendi arriti standarte politike, por që nuk janë zbatuar ende.

Ky qëndrim i qeverisë holandeze i atribuohet deklarimeve të ministrit të Jashtëm, Timmermans, i cili ka deklaruar se: “Nëse ky vend ballkanas është gati deri në mesin e vitit 2014, atherë duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat”.

“Netherland Times” shkruan se shumica e partive në Parlament janë shprehur kundër propozimit të Komisionit Europian. Megjithatë, theksohet në këtë artikull, sipas ministrit Timmermans, nëse Holanda e jep një qëndrim final për këtë çështje, atëherë do të vendoset në një pozicion të vetmuar.

Në një situatë të tillë, ka theksuar ministri Timmermans, vendet e tjera që ndajnë mendimin se Shqipëria nuk është ende gati do ta lënë këtë punë të pistë, pra refuzimin, në dorë të Holandës.

Dhe nëse ndodh kështu, thuhet në fund të artikullit, Holandës do t’i duhet të përballet me kritikat e vendeve të tjera skeptike, të cilat mund të mos dalin hapur me kundërshtitë e tyre, por gjasat janë që Timmermans të mos përfshihet në këtë lojë.

Për këtë, ai ka mbështetjen e Parlamentit, nga ku ka marrë dakordësinë për t’i dhënë kohë në gjetjen e aleatëve të tjerë mes vendeve europiane

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top