ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Hipokrizia e politikës shqiptare!

  Po afrojnë zgjedhjet dhe milionat nëpër reklama vazhdojnë të shtohen. Siç shtohen edhe grindjet, tensioni midis partive politike. Fillojnë premtimet e kota si gjithnjë, tashmë dinë edhe nga marketingu dhe kanë adoptuar sjellje dhe mënyrë veprimi më moderne.

  Po afrojnë zgjedhjet dhe milionat nëpër reklama vazhdojnë të shtohen. Siç shtohen edhe grindjet, tensioni midis partive politike. Fillojnë premtimet e kota si gjithnjë, tashmë dinë edhe nga marketingu dhe kanë adoptuar sjellje dhe mënyrë veprimi më moderne.

Demagogjia vazhdon me të njëjtin ritëm duke premtuar qiqra në hell!

Janë po ata politikanë të cilët bënin të njëjta premtime dhe 4 vite më përpara, por fillojnë prapë të njëjtat lojëra politike. Janë dhënë miliona nëpër media dhe nëpër fletushka reklamimi. Sikur këto lekë të jepeshin për zhvillimin real të vendit, për infrastrukturën, për kulturën, besoj se lekët e harxhuara do të kishin më shumë vlerë.

Janë këta politikanë që premtojnë kaq shumë, të cilët po lejojnë të shuhet shqiptarizmi jashtë Shqipërisë (shumë herë edhe brenda saj!)

Megjithëse 30-40% e popullësisë shqiptare është në emigrim, në asnjë nga vëndet ku shqiptarët kanë emigruar nuk ka një qendër kulturore shqiptare të krijuar nga qeverria shqiptare!

Megjithëse kanë shumë të ardhura nga emigrantët, asnjë qeverri shqiptare nuk mori mundimin të bëjë diçka për ne! Hipokritët e radhës dalin dhe brumosin popullinë me llafologjinë e tyre dhe fatkeqësisht akoma edhe një herë do ja harrijnë qëllimit. Pasi nuk kemi kuptuar akoma se individualizmi jonë nuk do të na dal për mirë, jetojmë bashkë dhe duhet të interesohemi për interesat e përbashkta. Përndryshe do të jemi si përher viktima të disa bandave politike. (Po po banda politike, pasi në Shqipëri akoma ska parti!)

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top