Hetuesit grekë kanë kërkuar heqjen e imunitetit për deputetët e partisë Agimi i Artë për të lejuar ngritjen e akuzave. Nëse Parlamenti grek mbështet këtë kërkesë, 18 deputetët e Agimit të Artë do të akuzohen për drejtimin e një organizate kriminale.
Nëntë prej tyre tashmë po përballen me akuzat. Kurse udhëheqësi i partisë, Nikolaos Mikaloliakos ndodhet në burg duke pritur të gjykohet. Në burg ndodhen edhe 5 anëtarë të tjerë të kësaj partie.
Deputetët e Agimit të Artë janë shprehur të pakënaqur pas kërkesës së gjyqtarëve për heqjen e imunitetit. Arrestimi i tyre erdhi pas vrasjes së një muzikanti grek.
Sipas mediave greke, akuzat e ngritura ndaj tyre janë për posedim të armëve me qëllim furnizimin me municione të organizatës kriminale.
burimi www.shqiptarja.com
