Shqip

Heshtje për Guvernatorin

Kur kanë kaluar 24 orë nga dekretimi i presidentit Bujar Nishani të bankierit Gent Sejko për postin e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, maxhoranca hesht ne lidhje me kandidaturen e Presidentit.

Këtë e dëshmoi të paktën për momentin kryeministri Edi Rama, i cili nuk dha asnjë përgjigje për mediat.  Përse kjo heshtje për një çështje kaq të mprehtë, e cila kërkon votat e maxhorancës?

Dy mund të jenë arsyet:

e para, zgjedhja e Nishanit mbase nuk gëzon mbështetjen e maxhorancës. Kjo do të shihet në mbledhjen e grupit parlamentar socialist paraditen e të martës, ku sipas burimeve nga Partia Socialite mësohet se tema kryesore e kësaj mbledhje do të jetë propozimi Nishanit.

Anëtarët socialiste të Komisionit të Ekonomisë pritet t’i mëshojnë faktit se ky propozim i Nishanit nuk është konform ligjit pasi Ligji për Bankën e Shqipërisë i jep presidentit të drejtën për propozimin e  guvernatorit, por duke zgjedhur nje nga 9 anetaret e Keshillit Mbikqyrës te Bankes se Shqiperise.

Presidenti nuk mund te propozoje një anëtar të Keshillit, pasi ligji ja njeh 3 Qeverisë, 5 parlamentit dhe një vetë këshillit.

Kandidatura e zotit Sejko vjen jashtë këtyre institucioneve dhe pikërisht ky ka qenë dhe debati në distancë mes presidentit dhe disa përfaqësuesve të maxhorancës, veçanërisht Erjon Braçes që drejton Komisionin Parlamentar të Ekonomisë.

 

Për më shumë: http://www.top-channel.tv/

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top