Hapjet e shkollave shqip për fëmijët
e emigrantëve vazhdon në të gjithë Greqinë. Kësaj rradhe shkollë n[ gjuhën Shqipe u hap edhe në qytetin veriorë të Kavalës. Me iniciativën e shoqatave të emigrantëve shqiptarë të këtij qyteti , si dhe me ndihmën e Konsullatës të Përgjithëshme të Shqipërisë në Selanik, dhe Bashkisë të Kavalës u bë e mundur inagurimi i Shkollës shqipe të Kavalës si dhe fillimi i mësimve për 25 nxënës, që shumë shpejt pritet të kalojnë 100
”Te mesoni mire qe te beheni qytetare te ndershem sepse keshtu ju do edhe Greqia edhe Shqiperia”, u ka thene kryetari i Bashkise se Kavales 25 femijeve te pare shqiptare, gjate ceremonise se hapjes se shkolles se gjuhes shqipe edhe ne kete qytet ne verilindje te Greqise.
”Integrimi i emigranteve eshte nje çeshtje e rendesishme per te gjithe ne, eshte nje çeshtje e rendesishme per shoqerine moderne perendimore dhe besoj se ne ketu ne Kavala jemi pionere te zbatimit te saj”, tha Konstandinos Simitsis, kryebashkiaku i Kavales.
Nga ana e tij, Riza Poda, Konsull i Pergjithshem i Shqiperise në Selanik, theksoi: “Eshte me te vertete nje ngjarje e shenuar fillimi i mesimit te gjuhes shqipe nga femijet e emigranteve shqiptare ne qytetin e Kavales. Komunikimi i femijeve ne gjuhen amtare ka rendesi themelore per zhvillimin e botes shpirterore dhe emocionale te tyre”.
Sigurisht falenderimet më të mëdha shkojnë për mësuesit, të cilët dhe në këtë rast do japim mësim vullnetarisht.
Për hapjen e shkollës ndihmoj personalisht dhe Kryetari i bashkisë të Kavalës zoti Konstantinos Simitsis. Lexoni arftikullin e djeshëm për këtë temë në linkun e mëposhtëm
albanians.gr
