ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Hapet lajmi i rremë se u vra nga policia greke një emigrant shqiptarë Provokacion apo paturpësi?

Greqi. Para disa orësh u informuam për lajmin tragjik se një emigrant shqiptarë humbi jetën në një aksident tragjik në Selanik, ku motorri ku udhëtonte u përplas nga një makinë. LEXONI LAJMIN KËTU Selanik Aksident me motorr humb jetën emigranti 23 vjeçar nga Shqipëria

Siç u bë publike nga mediat shqiptare viktima është 23 vjeçari Fatos Miska me origjinë nga Librazhdi.
Por  ditën e shtunë 12 Prill 2014 të gjithë mediat shqiptare në Greqi u tronditëm nga një lajm që u përhap në internet se një emigrant shqiptarë ishte vrarë me armë zjarri nga policia greke në Athinë. Menjëherë mëndja na shkoi se është një lajm i rremë por ishim të detyruar ta kontrollonim, dhe nuk vonoi shumë dhe ky lajm u vërtetua se ishte totalisht i rremë. Por çkishte ndodhur?

Një pjesë e disa mediave elektronike shqiptare, që vetëm media nuk mund të konsiderohen, shkruajtën se një emigrant shqipatarë 35 vjeçar me emrin Fatos Miska u vra barbarisht nga policia greke në qëndër të Athinës. Më poshtë po ju paraqesim textualisht se çfarë shkruhej:

“Vrasje barbare sërish në Athinë/ Policia greke vret 35 vjeçarin Fatos Minska nga Librazhdi

Një lajm i rëndë ka tronditur sërish Greqinë. Policia greke ka vrarë një shqiptar tjetër me armë zjarri. Në rrugët e Athinës policia greke pasi e ka rrahur, ka qëlluar me armë zjarri mbi 35 vjeçarin Fatos Miska. Ende nuk janë dhënë motivet zyrtare të vrasjes dhe vendi është rrethuar me forca të shumta policore. Fatos Miska është emigrant prej 7 vitesh dhe ka lindur dhe rritur në fshatin Lunik të Librazhdit. Fatos Minska ishte baba i dy fëmijëve. Krimi i policëve grek është kryer rreth orës 20.30 të mbrëmjes.”

Sot gjithashtu mësuam se familjarë të 23 vjeçarit i janë drejtuar Policisë të Librazhdit për të hetuar ngjarjen si vrasje. Gjithësesi nga ana ligjore aksidenti automobilistik me pasojë vdekjen konsiderohet vrasje edhe në rast se viktima është fajtor për aksidentin. Nuk vihet në dyshim se lajmi i rremë ka ndikuar dhe në reagimin e familjes që nuk i mjafton humbja e birit të tyre por duhet të përballohen dhe me lajme të tilla.

Ata që shkruajtën këtë lajm duke shfrytëzuar klimën e tencionuar në shoqërinë shqiptare, që ekziston mbas vdekjes nga turturat të Ilia Karelit në burgun e Nigritës , duke përhapur lajme të tilla keqinformuese, në rastin më të mirë dëshirojnë të shtojnë vizitat në pseutoblogët e tyre “informatik”, ose në rastin më të keq kemi të bëjmë me provokatorë të cilët kanë  qëllime të caktuara për të tencionuar akoma më shumë opinionin publik dhe popullin shqiptar , dhe ti hedhin zjarrit vaj.

Nuk është e rastit që ky lajm u përhap pikërisht ditën ku në Tiranë pritej të organizoheshin protesta për vdekjen barbare të Karelit në burgun e Nigritës në Greqi.

Lajme të tilla në një situatë siç është kjo që po përjetohet kohët e fundit shtojnë tencionet, pasigurinë, klimën e fobisë dhe rracizmit dhe rrisin mundësitë që situata të caktuara të degradojnë në dhunë(-fjala vjen një protestë ) dhe pse jo në gjakderdhje. Provokatorët është e njohur që janë të etur për gjak.
Gjithësesi kur emri i një 23 vjeçari i cili humbi jetën në kulmin e rinisë me një mënyrë kaq tragjike, përdoret për qëllime kaq të shëmtuara, fjala TURP është e pakta që mund të themi…por kush e humbi paturpësinë që ta gjejnë zotërinjt që përhapën këtë lajm.

Për Albanians.gr

Gaston Sanxhaku

LEXONI AKOMA

Selanik Aksident me motorr humb jetën emigranti 23 vjeçar nga Shqipëria

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top