ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Hapen sërisht linjat e autobuzëve. Gjykata e Athinës hedh poshtë qeverinë greke

Gjykata Administrative e Athinës ka shpallur të jashtëligjshëm ndalimin e aktivitetit të 22 linjave

Gjykata Administrative e Athinës ka shpallur të jashtëligjshëm ndalimin e aktivitetit të 22 linjave të transportit ndërkombëtar që lidhin Greqinë me Shqipërinë.

 

Lajmi bëhet publik pasditen e së premtes, prej zyrës së shtypit të kësaj gjykate. Sipas vendimit, i cili ishte i formës së prerë dhe unanim, vendimi për heqjen e licencave të firmave të transportit është i jashtëligjshëm dhe detyron Ministrinë greke të Transportit, të lejojë këto kompani të funksionojnë normalisht, deri në datën 20 shtator, datë të cilën u kërkohet kompanive të paraqesin vërtetime se kanë zbatuar ligjin grek mbi transportin e udhëtarëve.

 

Gjithashtu, gjykata urdhëroi dhe doganat të lejojnë menjëherë autobusët e këtyre kompanive të fillojnë punën. Në një pikë tjetër të vendimit, gjykata kërkon hetimin lidhur me denoncimet e bëra publike se mbas vendimit të qeverisë helene, fshihen interesa klienteliste të kompanive të caktuara greke.

 

Pas presionit mediatik dhe publikimit të fakteve shqetësuese lidhur me të ardhmen e këtij biznesi, kanë qenë vetë krerët e Ministrisë greke të Transportit pranuan se vendimi për pezullimin e licensave ishte ekstrem dhe pa bazuar në legjistacionin vendas.

 

Pezullimi i 22 kompanive greke dhe po kaq partnerëve të tyre që në bashkëpunim me njëra-tjetrën shfrytëzojnë linjat e udhëtarëve midis Greqisë dhe Shqipërisë u bë një ditë më parë. Ky urdhër bllokoi punën në pikën kufitare të Kakavijës për 24 orë dhe krijoi jo pak shqetësime për mijëra emigrantë dhe turistë që zgjedhin këtë itenerar për lëvizjen e tyre.

 

burimi www.top-channel.tv

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top