Shqip

Hahn: Komisioni Europian do të propozojë çeljen zyrtare të negociatave me Shqipërinë

Komisioni Europian do të propozojë çeljen zyrtare të negociatave me Shqipërinë. Komisioneri Johanes Hahn e ka paralajmëruar këtë në seancën e komisionit të jashtëm të Parlamentit Europian, duke e argumentuar me faktin që Shqipëria e Maqedonia duhet të marrin përgjigje për standartet që kanë arritur. Komisioneri që e paraqiti perspektivën si një çështje të Europës sa dhe të vendeve të Ballkanit zgjerimin që pritet, ka kujtuar situatën e aktorëve jashtë rajonit që ndërhyjnë nëse politika e BE-së nuk merr masa konkrete.

Ndërkohë parlamentarë europianë kërkuan shpjegime për situatën e vetos nga vendet anëtare pas vendimeve të Komisionit Europian, duke e parë këtë si një pengesat kryesore për pranimin e vendeve të reja.
Komisioni i jashtëm parlamentar mori të hënën në shqyrtim raportet për vendet të hartuara nga europarlamentarët, ndërkohë që ka vlerësuar se situata financiare e parashikuar në fondet IPA 2021-2027 mbështet zgjerimin dhe zhvillimin ekonomik në rajon. Hahn ka përsëritur faktin se nëse nuk Europa nuk eksporton stabilitet në Ballkan, do të importojë destabilitet.

Burimi: https://www.rtsh.al/lajme/hahn-komisioni-europian-do-te-propozoje-celjen-zyrtare-te-negociatave-me-shqiperine/

Most Popular

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top