Grupi i njohur i xhazit modern Fanfara Tiranë do të marri pjesë për herë të parë në festivalin e 11 të xhazit modern që do organizohet në Athinë
, të martën 24 Maj , në Taknopoli Gazi. Është hera e parë që një grup shqiptarë merr pjesë në një aktivitet të tillë në Athinë dhe biles ky grup do të hap dhe festivalin
Fanfara Tirana është një grup që shpreh me cilësi të lartë karakteristika te muzikës tradicionale të Shqipërisë dhe, përgjithësisht, të gjithe rajonit . Ajo përbëhet nga muzikantë virtuoz dhe muzika e saj e karakterizohet si xhaz etnike. Ky grup ka dhënë me qindra festival në qytete dhe festivale europiane dhe është e para here që shfaqet në Athinë.
Në pjesmarrjen shqiptare janë referuar dhe shume gazeta greke të cilat janë shprehur me fjalët më të mira për këtë grup
Festivali fillon në orën 21.00. Vëndi është Teknupoli Gazi , Pireos 100 , ose stacioni I metrosë I Keramikosë. Shqipëria ngjitet në skenë në orën 22.45. Hyrja do jetë falas.
Kemi besimin që pjesmarrja do të mbështetet nga sa më shumë të rinj dhe shqiptarë që ndodhen në Greqi!
Më poshtë shijoni një video nga një nga festivalet e tyre{youtubejw}AJJ-qmeQDLY{/youtubejw}
