ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Gruaja shpëton foshnjen 5 muajshe FOTO

Skena dramatike, e cila u kap nga një fotograf në autostradën e Miami, Dolphin Expresseay, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pati një fund të lumtur. Një fëmijë, i cili kishte pak ditë që kishte lindur nuk po merrte dot frymë, gjatë kohës që ndodhej në makinë me tezen e tij. Ajo menjëherë ndaloi automjetin në mes të trafikut dhe zbriti bashkë me fëmijën, duke kërkuar ndihmë.

Por, paniku dhe frika nuk e ndaluan gruan që të gjejë forcë për të praktikuar frymëmarrje artificiale në gojën e të voglit, teksa priste ndihmën e shpejtë. Fatmirësisht vogëlushi u shpëtua, dhe i mituri me emrin Sebastian aktualisht ndodhet në spitalin e Miami në gjendje të stabilizuar.

burimi www.shekulli.com.al

 

1623634_10151880391381836_1814469602_n 1939653_10151880391371836_785719041_n

1622591_10151880391376836_666793162_n

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top