Në një gjendje të keqe psikike është një vajzë 19 vjeçare nga Shqipëria, e cila u përdhunua në orët e hershme të ditës së sotme në Kavala.
Sipas raporteve, agresori është një shtetas grek, 22-vjeçar, i cili është akuzuar për përdorimin e dhunës fizike e seksuale.
Mësohet se djali e ka detyruar vajzën shqiptare të ketë marrëdhënie seksuale me të, në një vend parkimi publik.
Autori u arrestua në flagrancë, falë një telefonate që një kalimtar bëri në policinë e qytetit. Menjëherë pas telefonatës, policia shkoi në vendin e ngjarjes, ku identifikoi dhe arrestoi autorin e krimit.
22 vjeçari do të merret në pyetje në prokurorinë e qytetit dhe hetimi do të kryhet nga Departamenti i Sigurisë, Kavala.
