ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Greqia shqetësohet për rritjen e tendencave nacionaliste në Shqipëri! Çfar duhet të bëj Shqipëria vallë?

Ministri i Jashtëm grek. Dhimitris Avramopoulos në seancën

Ministri i Jashtëm grek. Dhimitris Avramopoulos në seancën

parlamentare ku u diskutua për mardhënjet me Shqipërinë ndër të tjerat deklaroj:

 

“Shqipëria është një vend fqinj, që lufton për rritjen dhe progresin, por vitin e fundit ka rritur mjaft tendencat e nacionalizmit”, deklaroi ministri. Ministri vlerësoi si alarmuese, “forcimin e tendencave ekstreme nacionaliste në Shqipëri”, të cilat siç u shpreh, “me pretendimet e sajesat antihistorike në dëm të Greqisë, apo edhe me presionin mbi minoritetin kombëtar grek, janë duke u përpjekur të rrëmbejnë një gamë të gjerë interesash të përbashkëta të të dy vendeve”. Ai shtoi se Greqinë dhe Shqipërinë i bashkon e ardhmja e përbashkët evropiane, kështu që Athina është e interesuar të forcojë marrëdhëniet me Shqipërinë.

 

Nëse në Shqipëri qënka alarmuese rritja e tendencave nacionaliste, bëhet fjalë për fuqizimin e Partisë Aleanca Kuq e Zi që nga mediat greke konsiderohet si parti ultranacionaliste e krahasuar me partinë greke Agimi i Artë, si duhet të reagoj Shqipëria? Nuk kanë kaluar as 3 muaj nga dita që një emigrant shqiptarë u therë nga nacionalistë në mes të Athinës. Si duhet të reagoj Shqipëria kur nacionalistët në Greqi janë tashmë pjesë e parlamentit? Si duhet të reagoj Shqipëria kur në Greqi ultranacionalistët kërcënojn çdo ditë emigrantët, të ligjëshëm dhe të paligjëshëm?

 

Dhe sa për të të vërteta historike se kush mundohet ti fshehë dhe ti shtrëmboj kuptohet shumë lehtë, VETËM nga fakti që një gazetar shqiptar shpallet person non grada, veç se donte të bënte reportazh në Periferinë e Epirit e njohur nga Shqiptarët si Çamëri! (Vetëm me përmëndjen e kësaj fjale në Greqi kërcënohesh të paktën të dëbohesh )

 

Që mos të flasim këtu për emigrantët shqiptarë që dynden me orë dhe ditë të tëra në rradhë për të marrë lejen e qëndrimit ose që rrijnë me orë të tëra në pritje në majë të maleve , në pikat kufitare grekoshqiptare!

 

Marrdhënjet mes dy shteteve duhet të karakterizohen nga respekt  reciprok dhe jo mbi teorinë e fuqisë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top