ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Greqia po studion lidhjen me hekurudhë me Shqipërinë

Greqi. Organizmi i Hekurudhave të Greqisë, OSE, po studion

Greqi. Organizmi i Hekurudhave të Greqisë, OSE, po studion disa projekte për zhvillimin e rrjetit hekurudhor grek. Një nga këto opsione është dhe lidhja hekurudhore Greqi Shqipëri.

Ministria Greke e Transportit ju përgjigj pyetjes të bërë në Parlamentin Grek nga deputeti i  Demokracisë të Re, Iordhani Xhamxhi, që OSE ka disa plane zhvillimi për vitin 2014-2020.

Projekti hekurudhorë Greqi-Shqipëri

Projekti për lidhjen hekurudhore Greqi-Shqipëri, parashikon që të ngrihet një linjë hekurudhore nga fillimi. Linja do jetë linjë një kalimshe dhe e cila do jete e elktrifikuar..pra porjekti parashikon tren elektrik.

Linja do lidhi qytetin e Follorinës me fshatin kufitar shqiptarë të Kapshticës, dhe parashikon dhe një stacion në fshatin kufitar Grek, Kristalopigi.

Kosto e projektit vetëm për pjesën greke parashikohet në 397 milion euro. Pjesa greke nga Folorina deri në Kristalopigi është 50km dhe projekti parashikon që linja të jetë e elektrifikuar.

 

Vështirësitë dhe mosekzistenca e rrjetit hekurudhor shqiptarë.

Nga ana tjetër, edhe pse ky projekt duket shumë efikatës, dhe do rrisë vërtikalisht mundësitë tregëtare Shqipëri-Greqi, si dhe do bëj të mundur lidhjen hekurudhore të portit të Selanikut me portin e Durrësit, duket se do ngeli vetëm në letër dhe në projekt teorik.

Linja hekurudhore juglindore në Shqipëri arrin deri në Pogradec, që ndodhet gati 61km larg Kapshticës. Pra nëse një projekt i tillë vendoset nga të dyja palët , Shqipëria do duhej të ndërtoi nga e para linjën Pogradec-Kapshticë. Dhe duke marrë parasysh projektin grek që për 50km shkon 397milion euro, llogaritet që Shqipëria për ndërtimin e kësaj linje do duhet të shpenzoi përafërsisht 485 milion euro, një barrë shumë e rëndë ekomomike që vështirë ta mbaj shteti shqiptarë tani.

Por problemi kryesorë është amortizimi i plotë i rrjetit hekurudhorë shqiptarë i cili është në gjëndje të mjerueshme dhe të rrënuar. Investime në këtë rrjet kanë pa u bërë që në vitet 80. Mjetet janë të vjetërsuar. Shpejtësia maksimale e trenave shqiptarë nuk arrin 48km në orë.

Pra për të hyrë në një projekt të tillë Shqipërisë i duhet një rikonstruktim kapital i hekurudhës një proçes që nënkupton miliarda euro.

Në një studim për hekurudhën shqiptare , është dalë në konkulzion se rrjeti hekurudhor shqiptarë duhet të modernizohet në katërkëndëshin Rrogozhinë-Elbasan-Tiranë-Durrës, ku pritet në vitet e ardhëshme të jetë mbledhur mbi 50% e popullsisë të Shqipërisë.

Shqipëria ka lidhje hekurudhore jashtë saj vetëm me Malin e Zi. NJë përpjekje që filloi për lidhjen e rrjetit hekurudhorë të Shqipërisë me atë të Maqedonisë në kuadrin e Koridorit të 8 , gjatë viteve 2000-2004 u la pas dore.

 

Albanians.gr

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top