Greqia mbyll për dy ditë kufirin me Shqipërinë
[maxbutton id=”5″]
Greqia do të mbyllë kufirin me Shqipërinë për dy ditë rresht. Në një njoftim të Policisë së Shtetit thuhet se është marrë njoftimi se policia greke se nga ora 07.00 e datës 20 deri në orën 07.00 të datës 22.05.2016, nuk do të kryejnë veprime për automjetet në pikat e kalimit, Kakavijë, Tre Urat Përmet, Qaf Botë Sarandë dhe Kapshticë për shkak të grevës se doganierëve.
Nëpërmjet këtyre pikave do të lejohen të lëvizin vetëm këmbësorët pa automjete.
Policia e Shtetit iu kërkon të gjithë atyre shtetaseve që kanë planifikuar të udhëtojnë për në shtetin grek në këtë hark kohor të shmangin udhëtimin me makinat private me qëllim mos krijimin e konfuzionit në këto pika kalimi.
