Shqip

Greqia, mbështetje Shqipërisë në rrugën evropiane

Athina zyrtare është dhe do të vijojë të jetë mbështetëse e Shqipërisë në rrugën e saj europiane, ndërsa inkurajon vazhdimin e reformave.

Ishte ky mesazhi që dha ambasadori i Greqisë në vendin tonë, Leonidas Rokanas, gjatë pritjes së organizuar nga ambasada me rastin e shpalljes së pavarësisë së Greqisë, 194 vite më parë.

“Marrëdhënie të thella dhe të forta kanë ekzistuar jo vetem midis Shqipërisë e Greqisë, por edhe midis dy popujve për mijëra vjet. Kjo marrëdhënie është jetësore, e veçantë dhe e domosdoshme. Por gjatë muajve të fundit, marrëdhëniet midis dy vendeve janë zhvilluar edhe për më mirë, duke pasur vizita reciproke dhe një zhvillim më të mirë të bashkëpunimit tonë. Një çështje e rëndësishme në lidhje me vendet tona është e ardhmja e Shqipërisë në BE. Ne duam të falënderojmë Shqipërinë për progresin e bërë drejt Bashkimit Evropian dhe gjithashtu inkurajojmë të vazhdoni reformat, sepse e ardhmja e Shqipërisë në BE do të jetë me përfitim për të gjithë, kështu që sa më shpejt të ndodhe aq më mirë do te jetë”, tha ndër të tjera Rokanas.

Duke folur për marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë, ambasadori grek garantoi se ato rriten të forta dhe kjo tregohet me investimet që Greqia ka bërë në Shqipëri vitet e fundit, pavarësisht krizës.

BURIMI http://www.shekulli.com.al/p.php?id=233422

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top