ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Greqia kthen ushtrinë për monitorimin e kufirit me Shqipërinë

stratos

Që prej 1 janarit, kufiri shqiptaro-grek do të monitorohet prej Forcave të Armatosura të ushtrisë greke.

Lajmi publikohet nga Ministria e Mbrojtjes së vendit fqinj, e cila njofton se pas ngjarjeve të kohëve të fundit në Prespë, ku një polic grek dhe dy shtetas shqiptare humbën jetën gjatë një perleshjeje të armatosur, por edhe tentativat e njëpasnjëshme të narkotrafikanteve ne pika te tjera te kufirit dypalesh, Athina zyrtare vendosi te dergoje ushtrine per monitorimin e kufirit.

Burime prane kesaj ministrie tregojne se forcat ushtarake fillimisht do te dislokohen ne zonen e Prespes, ku do te hapen se shpejti dy posta vrojtimi dhe brenda pak diteve, pika te ngjashme do te ngrihen ne te gjithe vijen kufitare prej afro 600 kilometra mes dy vendeve. Ndonese ende nuk sqarohet menyra e funksionimit te pikave ne fjale, burime shpjegojne se roli I ushtrise do te jete I kufizuar.

Informacionet qe do te grumbullohen prej postave kufitare do ti percillen ne kohe reale patrullave te policise,te cilat do te veprojne ne terren per asgjesimin e bandave te narko-trafikut. Gjithashtu,ushtaret do te monitorojne edhe shkaterrimin e pyjeve prej atyre qe presin pemet duke perfituar ne menyre te paligjshme lende drusore, si dhe do te parandalojne gjuetine e jashte ligjshme ne rezervatet natyrore te prespes dhe te malit te Gramozit.

Zona e kufirit midis Shqiperise dhe Greqise eshte mjaft e izoluar. Ajo gjendet mes pyjeve dhe maleve te larta dhe shfrytezohet shpesh prej trafikanteve te armeve dhe lendeve narkotike per kalimin drejt Greqise, por eshte e pamundur te ruhet nga policite e dy vendeve per shkak te gjatesise dhe veshtiresise ne terren. Prej kohesh banoret e zonave kufitare jane shprehur te frikesuar per situaten e sigurise ne to.

 

Burimi www.top-channel.tv

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top