ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Greqia kthen 53 emigrantë shqiptarë të paligjëshëm

Greqi. Drejtoria  e Përgjithëshme e Policisë Greke në një komunikatë për shtyp bëri të ditur se gjatë muajit Janar 2014 janë kthyer në vëndlindjet e tyre  , ose me proçedurën e dëbimit nga Greqia ose me riatdhesim , 793 emigrantë të cilët nuk dispononin leje qëndrimi apo leje për hyrje të ligjëshme në Greqi.

231 Emigrantë të nacionaliteteve të ndryshëm u larguan nga Greqia me proçedurën e dëbimit, ngaqë për to kishte dalë vendim i gjykatës me të cilën ato akuzoheshin për hyrje dhe qëndrim të paligjëshëm në Greqi. Proçedurën e morri përsipër Sektori i Dëbimeve.(Tmima Apelaseon)

Nga të dëbuarit 53 janë nënshtetas shqiptarë, 35 nënshtetas pakistanez, 18 nënshtetas kinez, 12 nënshtetas gjeorgjian , 12 nënshtetas egjiptian, 9 nënshtetas algjerian etj.

Sipas policisë dëbimi i tyre u bë nga Aerodromi Internacional i Athinës “Elefterios Venizelos” me linjat e avioneve ose edhe me fluturime speciale charter.

Gjithashtu 561 emigrantë janë riatdhesuar nga Drejtoria e Emigracionit e Atikës në bashkpunim me Organizatën Ndërkombëtare të Emigracionit.

Shpenzimet e riatdhesimeve  të emigrantëve mbulohen nga Arka Europiane e Kthimeve  dhe nga buxheti i shtetit.

Albanians.gr

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top