Greqia kthen 300 shqiptarë, kërkon para si garanci
KAPSHTICË – Greqia vijon të kthejë shtetasit shqiptarë mbrapsht në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, pavarësisht marrëveshjes së Shengenit.
[maxbutton id=”5″]
Brenda 24 orëve pala greke ka kthyer të paktën 300 qytetarë shqiptarë, të cilëve u ka kërkuar që të kenë me vete shuma marramendëse lekësh, si garanci për qëndrimin e tyre.
Shkak për kthimet duket se është bërë dyshimi nga pala greke se, këta qytetarë nisen drejt Greqisë për punësimin sezonal.
Ndërkaq autoritetet tona kanë kërkuar një takim me homologët për zgjidhjen e situatës.
/Shekulli Online/
