Greqi. Drejtoria e Përgjithëshme e Policisë Greke në një komunikatë për shtyp bëri të ditur se gjatë muajit Mars 2014 janë kthyer në vëndlindjet e tyre , ose me proçedurën e dëbimit nga Greqia ose me riatdhesim , 633 emigrantë të cilët nuk dispononin leje qëndrimi apo leje për hyrje të ligjëshme në Greqi.
271 Emigrantë të nacionaliteteve të ndryshëm u larguan nga Greqia me proçedurën e dëbimit, ngaqë për to kishte dalë vendim i gjykatës me të cilën ato akuzoheshin për hyrje dhe qëndrim të paligjëshëm në Greqi. Proçedurën e morri përsipër Sektori i Dëbimeve.(Tmima Apelaseon)
Nga të dëbuarit 120 janë nënshtetas shqiptarë, 26 nënshtetas pakistanez, 18 nënshtetas kinez, 18 nënshtetas gjeorgjian , 12 nënshtetas egjiptian, 18 nënshtetas algjerian , 10 nënështetas ukranez, 2 nënshtetas kosovarë
Sipas policisë dëbimi i tyre u bë nga Aerodromi Internacional i Athinës “Elefterios Venizelos” me linjat e avioneve ose edhe me fluturime të zakonshme të linjave.
Gjithashtu 362 emigrantë janë riatdhesuar nga Drejtoria e Emigracionit e Atikës në bashkpunim me Organizatën Ndërkombëtare të Emigracionit.
Shpenzimet e riatdhesimeve të emigrantëve mbulohen nga Arka Europiane e Kthimeve dhe nga buxheti i shtetit.
Albanians.gr
