ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Greqia ishte në favor të dhënies së menjëhershme të statusit “kandidat” për Shqipërinë.

Greqia ishte në favor të dhënies së menjëhershme të statusit “kandidat” për Shqipërinë. Kështu deklaroi pas mbledhjes së Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE, zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm grek, Evangelos Venizelos.

Venizelos gjithashtu bëri të ditura qëndrimet e Athinës lidhur me perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, në prag të marrjes së presidencës së BE në janar 2014 nga Greqia.

Z.Venizelos ka udhëzuar Ambasadorin e Greqisë në Tiranë, z. Leonidha Rokanas, të informojë qeverinë shqiptare për qëndrimin që Greqia mbajti në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme të BE-së, në favor të dhënies së menjëhershme Shqipërisë, të statusit të vendit “kandidat” për anëtar të BE.

Ai tha se në pajtim me qëndrimin e 28 shteteve anëtare të Këshillit është vendosur të diskutohet miratimi i këtij vendimi para fundit të Presidencës greke, përkatësisht në qershor 2014. “Greqia është e gatshme të japë të gjithë ndihmën e mundshme për Shqipërinë, që ajo të përmbushë kushtet e vendosura nga BE-ja”, deklaroi Venizelos.

Gjithashtu zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Greqisë, ka udhëzuar Ambasadorin e Greqisë në Beograd, të informojë zyrtarisht qeverinë serbe se qëllimi i Presidencës greke të BE, është të fillojnë negociatat për anëtarësim të Serbisë në BE më 21 janar 2014.

Z.Venizelos i transmetoi qeverisë së Beogradit urime të perzemerta nga qeveria dhe populli grek për këtë fazë të re në të cilën po hyn Serbia, që ka efekt shumë pozitiv për perspektivën evropiane të rajonit dhe atë të Ballkanit Perëndimor. Në fund Venizelos deklaroi se evolucioni i dialogut Prishtinë-Beograd është tashmë një fakt historik.

burimi www.ballkanweb.com

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top