ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Greqia heq pensionet në Shqipëri

  Sipas këtij vendimi, bëhet pothuaj e vështirë që minoritarët grekë në Shqipëri të përfitojnë pensionet që kanë marrë ndër vite, duke filluar nga 250 deri në 480 euro. Qeveria e Papandreut, e ndodhur në kushte të vështira për të

  Sipas këtij vendimi, bëhet pothuaj e vështirë që minoritarët grekë në Shqipëri të përfitojnë pensionet që kanë marrë ndër vite, duke filluar nga 250 deri në 480 euro. Qeveria e Papandreut, e ndodhur në kushte të vështira për të

menaxhuar financat e shtetit, është detyruar të ndërpresë mbështetjen financiare me pensione.

Vendimi
Vendimi i Institutit përkatës OGA, i cili ka nisur zbatimin nga data 1 nëntor e këtij viti, përcakton që minoritarët grekë në Shqipëri nuk mund të tërheqin më pensionin e tyre me prokurë, siç kanë bërë deri tani. Sipas vendimit, minoritari duhet të jetë banor në shtetin grek dhe nëse nuk paraqitet në 10 ditët e para të muajit, pensioni i digjet dhe nuk i jepet. Deri më sot, pensionistët minoritarë, që mendohet të jenë rreth 25 mijë përfitues, përcaktonin një person me prokurë, i cili u tërhiqte paratë në zyrat përkatëse të pensionit. Por vendimi i OGA-s përcakton se nuk do të jepet më pension me prokurë dhe se pensionisti duhet të paraqitet personalisht brenda 10 ditëve të para të muajit në zyrat përkatëse në Greqi, për të marrë pensionin. Kjo e bën pothuaj të pamundur tërheqjen e pensionit nga minoritarët, pasi u duhet të udhëtojnë çdo muaj për në Greqi.

Në rast se minoritarët përfitues nuk shkojnë të tërheqin pensionin, atëherë ai digjet dhe nuk u jepet. Ky vendim pritet të bllokojë në mënyrë masive dhënien e pensioneve për minoritarët shqiptarë. Arsyeja mbetet kriza greke financiare, e cila është detyruar të ndërpresë praktikën e shpërblimit me pensione ekstra për minoritarët grekë në Shqipëri, e cila shpesh ka pasur akuza se janë përdorur për të rritur numrin artificialisht të minoritarëve në Shqipëri. Vendimi i OGA-s i është shpërndarë të gjitha prefekturave në Greqi dhe u është bërë me dije edhe punonjësve të zyrave të shpërndarjes së pensioneve. “Ju lutem të vini në dijeni të gjitha degët e zyrave të shpërndarjes së pensioneve dhe zyrës së postave për zbatimin e këtij urdhri”, thuhet në vendim, me firmën e drejtorit të OGA-s, Stefanos Rizos. Ky udhëzim bën të pamundur që minoritarët të përfitojnë pensionin nga shteti helen, siç e kanë përfituar të paktën këto 15 vitet e fundit.

Rregullat e reja
Tashmë, në bazë të rregullave të reja, pensionistët minoritarë duhet të paraqesin edhe dokumente që vërtetojnë banimin e tyre të përhershëm në vendin fqinj. Këto dokumente mungojnë për një pjesë të mirë të minoritarëve grekë në Shqipëri. Përveç procedurës, minoritarët duhet të plotësojnë edhe një mori dokumentesh. Atyre u duhet të dorëzojnë vërtetimin e kombësisë greke. Më tej duhet pajisja me kartë të homogjenit, deklaratë e autoriteteve tatimore greke nga aplikuesit e rinj. Përfituesit e deritanishëm duhet të paraqiten edhe me shumë dokumente të tjera, që vërtetojnë se përfituesi është me banim të përhershëm në Greqi, se ka një banesë apo një kontratë qiraje, se paguan taksat dhe detyrimet e tjera që paguan një qytetar grek. Kriza ekomomike në shtetin fqinj duket se e ka detyruar Greqinë të jetë më dorështrënguar me minoritetin etnik në Shqipëri./peshkupauje.com

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top