Shqip

Greqia, e para investitore në Shqipëri me 25% te totalit të investimeve

Greqia, e para investitore në Shqipëri me 25% te totalit të investimeve

Greqia është investitori më i madh i huaj në ekonominë shqiptare. Të dhënat e fundit zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në fund të tremujorit të dytë vlera e aseteve që kompanitë greke zotërojnë në ekonominë shqiptare ishte 1 miliardë e 253 milionë euro, ose sa 24 përqind e totalit të investimeve të huaja në Shqipëri.

Sipas Bankës së Shqipërisë, stoku i investimeve që kompanitë e huaja kanë realizuar ndër vite në Shqipëri është 5 miliardë e 229 milionë euro dhe dominimi i kompanive greke duket i pasfidueshëm për shkak të diferencës së madhe me vendet e tjera.

Sipas Bankës, pas Greqisë investitori i dytë më i madh në Shqipëri është Holanda me 753 milionë euro, ose sa 14.5 përqind e totalit të investimeve të huaja direkte. Kanadaja renditet në vendin e tretë me 645 milionë euro, ndërsa Italia dikur investitori i huaj më i madh në Shqipëri tashmë ka zbritur në vendin e katërt.

greqia-e-para-investitore-ne-shqiperi-me-25-te-totalit-te-investimeve-1

Sipas statistikave, aktualisht vlera e aseteve të zotëruara nga kompanitë italiane në Shqipëri është 555 milionë euro, ose sa 10.6 përqind e totalit të kapitalit që ka ardhur nga jashtë.

Sektorët kryesorë ku ka shkuar kapitali i huaj janë  industria e telekomunikacionit, në të cilën janë investuar 1 miliardë e 249 milionë euro,  sektori financiar dhe ai i sigurimeve me 869 milionë euro dhe në vendin e tretë renditen investimet në sektorin e energjisë elektrike, pra hidrocentralet me 705 milionë euro.

greqia-e-para-investitore-ne-shqiperi-me-25-te-totalit-te-investimeve-2

Burimi http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=336788#k2

ΣΧΟΛΙΑ

The Latest

To Top

Χρησιμοποιώντας αυτόν τον ιστότοπο, συμφωνείτε με τη χρήση των cookies, σύμφωνα με τις οδηγίες περισσότερα

Τα cookies επιτρέπουν μια σειρά από λειτουργίες οι οποίες μας βοηθούν να προσωποποιήσουμε το περιεχόμενο, να ρυθμίσουμε και να μετρήσουμε τις διαφημίσεις, και να παρέχουμε πιο ασφαλή εμπειρία στο Albanians.gr. Χρησιμοποιώντας αυτόν τον ιστότοπο, συμφωνείτε με τη χρήση των cookies, σύμφωνα με τις οδηγίες περισσότερα

Close