ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Greqia do Shqiptarizohet!!!

Me shprehjen se sugjerimet politike të partisë të majtë Siriza,do shqiptarizojnë Greqinë,

Me shprehjen se sugjerimet politike të partisë të majtë Siriza,do shqiptarizojnë Greqinë, sulmoj  kryetari i partisë të PASOK, Evangelos Venizelos partinë e majtë.

Dhe një herë Shqipëra u bë shembulli i keq , dhe karamelja e keqe në gojën e politikanëve grek. Shqipëria dhe emri i saj dhe një hërë bëhet shkak për të trembur popullin grek se cfar i pret nëse nuk voton PASOK.

Pyetja është  se kush është  fajtori! Sigurisht fajtori kryesor është shteti dhe politikanët shqiptar, që e kanë katandisur Shqipërine ne atë nivel sa cdo politikan i dështuar i cdo shteti ta marri nëpër këmbë emrin e saj.

 

Por faj kane dhe emigrantët shqiptar. Po po emigrantët shqipëtar të cilët i shkojn nga mbrapa dhe i servilen PASOK-ut me lloj lloj menyrash. Sa e sa mbledhje kanë bërë organizata shqiptare këtu në Athinë tek zyrat e PASOK-ut. Me preteskin se keto mbledhje behen ngaqë nuk kemi salla për emigrantët shqiptarë në Greqi. Brockulla dhe genjeshtra. Shumë organizata emigrantesh kanë përfunduar nje vegel në dorën e zotit Venizelo dhe miqve të tyre. Në këto mbledhje që hapja dhe mbyllja bëhet me shprehjen faleminderit PASOKun!!!

 

Por zoti Venizelo mbase ka të drejte te shprehet kështu për Shqipërine sepse mbase  kshu do çfryj inatin e tij kundrejt shqiptarëve sepse në vitin 2009 kur u bënë zgjedhjet brënda PASOKut , shqiptarët të drejtuar nga organizata të ndryshme politike dhe shoqata shqiptare shkuan me qindra dhe votuan rivalin e zotit Venizelo, ish kryeministrin Papandreu.

 

Pyetja është se deri kurr do lejohet që emri i Shqipërise të jetë shembull i keq. Si do reagojnë servilet e PASOKut ne komunitetin shqiptarë ne Greqi. Sigurisht që zdo thojnë asgje dhe biles do thojnë se kjo është diçka komplet e parëndësishme. Ato do vazhdojnë ti hapin dhe ti mbyllin mbledhjet e tyre me fjalinë Faleminderit Pasok…

 

 

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top