Zëvendëskryeministri shqiptar Niko Peleshi
zhvilloi sot paradite një takim me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm grek, Evangelos Venizelos.
Në takim ndër të tjerat është diskutuar për politikat kulturore. Një iniciativë e vjetër e qeverisë greke ka qenë që të kontribuojë financiarisht me një vlerë prej rreth 2,5 milionë euro për ndërtimin e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, në qendër të Tiranës. Venizelos ka konfirmuar disponueshmërinë dhe kënaqësinë e qeverisë greke për kontributin në ngritjen e një ndërtese të tillë, që simbolizon miqësinë.
“Edhe mbi çështjet e trashëgimisë kulturore, ne tashmë kemi një bashkëpunim shumë të mirë, të cilin zoti Peleshi premtoi se do ta shtyjë më tej. Gjithashtu kemi bashkëpunim shumë të mirë në kuadër të UNESCO-s”, tha Venizelos.
burimi www.ballkanweb.com
LEXONI AKOMA
Zv Kryeministri i Shqipërisë Peleshi takohet me Venizelon në Athinë
2,5 εκ. ευρώ δίνει η Ελλάδα στην Αλβανία για Εθνικό Θέατρο
