Shqip

Greqia “bllokon” të gjitha pikat kufitare

Plagosi me breshëri kallashnikovi 15 qytetarë grekë për shkaqe që ende nuk dihen dhe më pas u largua në drejtim të kufirit shqiptar për të lënë shtetin grek dhe forcat blu që e shpallën menjëherë në kërkim.

Pas identifikimit të tij, policia greke publikoi menjëherë fotografi dhe më pas i bëri thirrje të gjithë autoriteteve kufitare që të kontrollojnë të gjitha daljet.

Në njoftimin  e policisë të publikuar nga mediat vendase, thuhet se Arben Glodaini ndodhet ende brenda Greqisë dhe ndoshta ende i armatosur.

Policia tërheq vëmendjen se 31-vjeçari është person shumë i rrezikshëm, ndërsa karakterizohet si maniak i pamëshirshëm i cili nuk do të hezitonte të qëllonte sërish për të shpëtuar.

Më tej thuhet se ai është përdorues droge dhe person me precedentë të mëparshëm penal.

Prej dy ditësh policia vijon me kërkimin për arrestimin e tij. Kërkimet e para u bënë në apartamentin e tij, më pas në shtëpitë e të njohurve të tij në Atikë, rrethinat e Athinës. Aktualisht të gjitha pikat kufitare janë në kontroll të rreptë.

BURIMI http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=61001&kat=87

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top