ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Greqi Vritetet aktivisti i majtë nga një neonazist

Një 34 vjeçar grek, me profesion muzikant,

Një 34 vjeçar grek, me profesion muzikant, është qëlluar për vdekje mbrëmë në Athinë. 34 vjeçari njihej si veprimtar i majtë, antifashist dhe antiracist dhe është sulmuar nga një grup neonazistësh, ndërkohë që njëri prej tyre e ka qëlluar për vdekje me thikë.

Policia greke arrestoi një 45 vjeçar, i cili ka pohuar se është anëtar i “Agimit të Artë”, ndërkohë që në një njoftim zyrtar, partia neonaziste mohoi të ketë lidhje dhe u distancua nga ngjarja.

Krimi ndodhi mbrëmë teksa reperi grek Pavlos Fissas, që njihej me pseudonimin Killah P. (në foto), doli me të fejuarën dhe miqtë e tij nga një klub dhe është përplasur me një grup njerëzish të veshur me të zeza, të cilët edhe sipas dëshmitarëve, ishin anëtarë të partisë “Agimi i Artë”. Kur 34 vjeçari është larguar, njëri prej tyre e ka ndjekur dhe e ka qelluar me thikë duke i shkaktuar vdekjen.

Policia po heton për të zbuluar motivet e kësaj vrasjeje, por mendohet se ajo mund të ketë të bëjë me ngjarjne e disa ditëve më parë, kur neonazistët sulmuan një grup komunistësh duke shkaktuar 9 të plagosur.

Partitë e majta dhe sindikatat dënojnë ngjarjen dhë bëjnë thirrje për protesta kundër “Agimit të Artë”.

 

burimi www.ballkanweb.com

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top