ATHINE- “Greqia e konsideron prioritet procesin e ratifikimit mbi ujërat territoriale me Shqipërinë”,
ka deklaruar zëvëndës kryeministri dhe Ministri i Jashtëm grek, Evangjelos Venizellos në Komisionin e Mbrojtjes dhe të Jashtëm të parlamentit.
Në raportin e tij në referencat për kufijtë detarë të Greqisë, ai tha kokretisht për Shqipërinë se prioriteti i Greqisë është rikthimin në procesin e ratifikimit dhe sanksionimit të marrëveshjes për zonat detare, pas bllokimit nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.
Gjithashtu, në këtë dokument përsa i përket politikave për rajonin e Ballkanit, Venizellos ka vlerësuar marrëveshjen e rëndësishme midis Beogradit dhe Prishtinës, që lehtësoi integrimin e plotë të Serbisë.
“Jemi gati”, -ka thënë Venizellos, – “të pranojmë në Athinë hapjen e zyrave ekonomike dhe tregtare me Kosovën dhe përmirësimi i marrëdhënieve dypalëshe midis nesh do të varet nga zhvillimet midis Prishtinës dhe Beogradit”.
Ndërsa përsa i përket Maqedonisë, Venizellos ka vënë në dukje se shkelja dhe fyerja e trashëgimisë kulturore greke, si dhe prishja e marrëdhënieve të mira fqinjësore, janë pjesë e sferës së detyrimeve të përgjithshme të cdo vendi kandidat per anëtarësim në BE.
http://www.shqiptarja.com
