Shqip

Greqi Ulet koha dhe tarifa (paravolo) për marrjes e nënshtetësisë 

Sipas reportazhit  të  gazetës proqeveritare greke “Avgji” ,qeveria greke do dorëzoj së shpejti në Parlamentin Grek , një projektligj ku parashikohet ndryshime në proçedurën e marrjes së nënshtetësisë për emigrantët si dhe për minoritarët grek.

Theksojmë se bëhet fjalë për proçedurën e nënshtetësisë me proçedurën e politografisi siç quhet në Greqisht , dhe jo për proçedurën e dhënjes së nënshtetësisë tek fëmijët e gjeneratës së dytë të emigrantëve të lindur ose të rritur në Greqi.

Sipas gazetës, do ndërrohet sistemi i dhënjeve së intervistës. Sipas projektligjit pyetjet do përzgjidhen në mënyrë elektronike ditën e intervistës. Përzgjedhja e pyetjeve do bëhet në mënyrë rastësore, 30 pyetje nga një total prej 300, të cilat do jenë të publikuara në faqen e internetit të Ministrisë së Brendëshme.

I intervistuari do duhet të përgjigjet saktë në 20 nga 30 pytje që do kenë të bëjnë me historinë, gjeografinë, dhe situatës politike, si dhe 25 pyteje që kanë të bëjnë me njohjen e gjuhës greke.

Sipas gazetës Avgji, do bëhen dhe ndryshime në drejtoritë e nënshtetësisë me qëllim që kohëzgjatja e marrjes së nënshtetësisë nga dita që bënë kërkesë të ulet nga 4 vjet që është sot, në 2 vite e 8 muaj.

Gjithashtu një ndyshim i madh është dhe ulja e tarifës nga 700 euro që është sot në 550euro.

 

 

 

The Latest

To Top

Χρησιμοποιώντας αυτόν τον ιστότοπο, συμφωνείτε με τη χρήση των cookies, σύμφωνα με τις οδηγίες περισσότερα

Τα cookies επιτρέπουν μια σειρά από λειτουργίες οι οποίες μας βοηθούν να προσωποποιήσουμε το περιεχόμενο, να ρυθμίσουμε και να μετρήσουμε τις διαφημίσεις, και να παρέχουμε πιο ασφαλή εμπειρία στο Albanians.gr. Χρησιμοποιώντας αυτόν τον ιστότοπο, συμφωνείτε με τη χρήση των cookies, σύμφωνα με τις οδηγίες περισσότερα

Close