ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Greqi. Tragjedi në asfalt. Humbin jetën babë e birë nga Shqipëria

Greqi. Një aksident i rëndë automobilistik

Greqi. Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur sot rreth orës 3.00 në rrugën nacionale greke Janinë Kozani ku si pasoi baba dhe bir nga Shqipëria kanë humbur jetën.

Makina me të cilën udhëtonte babai 36 vjeç bashkë me dy fëmijët e tij djalin 10 vjeç dhe të bijën 6 vjeçe , u përplas me një autobuz me targa shqiptare dhe më pas edhe me nje autobuz tjetër. Mësohet se ato ishin nisur nga ishulli i Lefkadhës , ku banonin për në Shqipëri.

36 vjeçari vdiq në vënd , kurse djali i tij ndërroi jetë në spitalin e Janinës.  Vajza 6 vjeçare po i nënshtrohet operacionin në spitalin e Janinës.

Nga pasagjerët e autobuzave nuk ka asnjë të lënduar.

 

Policia po heton për të zbardhur ngjarjen , por deri tani sipas hetimeve shkak për këtë aksident tragjik është përgjumësia në timon e 36 vjeçarit.

 

albanians.gr

 

 

 

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top