ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Greqi, thesar nafte në 4 zona; njëra afër Shqipërisë e Korfuzit

Zgjidhet misteri i “arit të zi” të varrosur në detin Jon dhe në jug të Kretës.

Zgjidhet misteri i “arit të zi” të varrosur në detin Jon dhe në jug të Kretës.

Ministria greke e Mjedisit ka në duar rezultatet e matjeve të kryera nga firma norvegjeze Petroleum Geo Services për ekzistencën e hidrokarbureve në det.

Sipas këtyre matjeve, 4 zona tregojnë potencial të madh dhe të rëndësishëm në depozitat e naftës dhe gazit. Rajoni i parë fillon në veriperëndim të Korfuzit, në kufijtë e Shqipërisë, dhe shtrihet poshtë deri në zonën e detit të Jonit, përballë Gjirit Ambrakiko.

Fusha e dytë është në perëndim të Qefaloniasë dhe arrin deri në zonën e tretë, në Katakolo. Rajoni tjetër premtues është në jug të Kretës dhe shtrihet që në kufijtë me Libinë deri në perëndim të Italisë. Firma norvegjeze PGS, e cila ka mbledhur të dhëna për 12 500 km gjatësi, do t’i shesë ato për kompanitë e naftës. Zyrtarët e ministrisë thonë se nga ekzistenca e hidrokarbureve në zonën greke, shteti do të marrë 150 miliardë euro për 30 vjet

http://www.ex-press.al

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top