Duket se çmënduria rraciste e disa grupeve dhe njerëzve në Greqi po prek dhe vetë qytetarët grek që nuk kanë asnjë lidhje me rracizmin. Mbrëmë në darkë në orën 8,30 në lagjen Metamorfosi të Athinës dy persona të paidentifikuar sulmuan një berberi të një emigranti nga Pakistani. Atë orë klient ishte dhe një qytetar grek, të cilin dy personat e sulmuan me arsyetimin se pse shkon të qethet tek një emigrant, dhe me një mjet të fortë e plagosën në shpatull! Më pas i vunë zjarrin berberisë të emigrantit pakistanez.
Policia e Athinës ka filluar hetimet për zbardhen e ngjarjes.
albanians.gr
