Një ngjarje shokuese ka tronditur opinionin në Prevezë: Një 17- vjeçare shqiptare denoncoi në polici se ishte detyruar me forcë nga prindërit të prostituohej dhe të bashkëjetonte me njeriun që e kishte përdhunuar.
Mediat greke shkruanin se oficerët e policisë nuk u kanë besuar syve dhe veshëve duke dëgjuar këtë akuzë ndaj prindërve.
Prindërit e kishin detyruar të jetonte dhe të martohej me përdhunuesin e saj, pavarësisht faktit se ajo nuk e donte.
Por vajza nuk mund ta mbante mbi shpinë terë jetën e saj këtë vuajtje, pas përdhunimit, kështu që ajo u dorëzua tek autoritetet policore.
Policia arrestoi menjëhërë prindërit e vajzës, të cilët jetonin pa dokumente në Greqi, në Prevezë dhe po ashtu, edhe burrin që e kishte përdhunuar atë.
burimi www.shqiptarja.com
