Shqip

Greqi, shqiptari i jep fund jetës në birucën e rajonit policor

Një shtetas shqiptar, i ndaluar në rajonin e policisë “Ajo Nikolao” në Kretë, është gjendur i vdekur në birucën ku mbahej.
Sipas policisë, viktima ka vendosur t’i japë fund jetës duke lidhur rreth qafës një çarçaf. Ka qenë roja i rajonit që e gjeti të pajetë shqiptarin, mëngjesin e kësaj të marte.

Emri i viktimës dhe arsyeja e ndalimit të tij në polici nuk bëhen publike.

Policia greke thotë se, trupi i viktimës u dërgua në Morgun e Spitalit të Heraklios, për ekzaminim mjekoligjor, ndërsa Prokuroria e Kretës deklaroi se do të hetojë për ngjarjen.

Ky është rasti i dytë brenda 24 orëve, që në burgjet greke humbin jetën shtetas shqiptarë. Një ditë më parë u ekzekutua brenda burgut të “Koridhalosë”, Albert Bako, shqiptari nga Berati.

Burimi http://top-channel.tv/2019/01/15/greqi-shqiptari-i-jep-fund-jetes-ne-birucen-e-rajonit-policor/?fbclid=IwAR28CVKgwhu1v_m0jQkZUudpGLr0nzYTDt5c8HFE2p-h3ZCzPNntz7L7V2A

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top