Një grup në një Institut të Riedukimit të të miturve, në Volos të Greqisë, ka përdhunuar një shqiptar 14-vjeçar.
Sipas shtypit grek, i cili ka zbuluar skandalin, brenda 1 muaji kanë ndodhur disa përdhunime në grup.
Një muaj më parë, drejt organeve të policisë së qytetit, ka ardhur një denoncim për një 14-vjeçar shqiptar, që mbahej në këtë institut, me akuzën se kishte tentuar të keqtrajtonte seksualisht një 6-vjeçare.
Ai vetë është përdhunuar nga një 16-vjeçar rom dhe dy të rinj të tjerë të moshës 14 dhe 17 vjeç. Të tre këta persona ndodhen aty nën akuzat për vjedhje dhe bastisje.
Prokurori i qytetit të Volosit, ka dhënë urdhër për burgosjen e 16-vjeçarit rom, ndërsa dy personat e tjerë janë rikthyer në Institutin e Riedukimit.
Burimi www.shekulli.com.al
LEXONI AKOMA
Φρίκη Ομαδικος βιασμός 14χρονου απο την Αλβανία σε Ίδρυμα στο Βόλο
