Shqip

Greqi-Shqipëri, së shpejti marrëveshje për njohjen e patentave

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati u shpreh se në javët në vijim do të bëhet njohja e ndërsjelltë e lejeve të drejtimit të automjeteve mes Shqipërisë dhe Greqisë

Gjatë një konference për shtyp me gazetarët pas takimit me ministen e Jashtme, Marija Pejçinoviç Buriç, ministri theksoi se ky është një lajm i mirë për shqiptarët.

“Puna e përbashkët po vazhdon.Greqia para pak ditësh njoftoi tërheqjen nga rezerva e vulës apostile çka i kursen shqiptarëve 6.7 milione euro në vit. Në javët në vijim do të kemi një tjetër lajm pozitiv për të cilin po punojnë ministritë respektive. Njohjen e ndërsjelltë të lejeve të drejtimit të automjeteve. Një proces që do çlirojë energji pozitive ndërmjet dy vendeve tona”, tha Bushati.

Ministri foli edhe për vizitë që pritet të realizojë shumë shpejt në vendin tonë, kryeministri grek Aleksis Cipras.

Burimi http://gazeta-shqip.com/lajme/2018/03/15/greqi-shqiperi-se-shpejti-marreveshje-per-njohjen-e-patentave/

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top