Një autobus shqiptar i linjës Tiranë-Athinë është sulmuar nga disa shoferë grekë të shoqërisë së transportit KTEL në Konicë.
Mësohet se dje në mëngjes, momentin kur autobusi po pushonte në Konicë, shoferët grekë i kanë thyer xhamat autobusit shqiptar, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.
Policia thotë se ka identifikuar rreth 20 shoferë grekë të shoqërisë KTEL, që kanë sulmuar autobusin. Kjo nuk është hera ë parë që shoqëria greke e transportit ndërmerr një akt kundër autobusëve shqiptar të linjës me Athinën. Vetëm pak ditë më parë shoferë të kësaj shoqërie kanë bllokuar autobusët shqiptarë në Kakavijë me pretendimin se nuk do të lejojë konkurrencë të pandershme.
burimi www.shqiptariiitalise.com
