ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Greqi Rikthehen pensionet e minoritarëve

Greqi. Qeveria Greke ka vendosur të rikthej ligjin e pensioneve të Institutit  OGA, për minoritarët grek.

Ministria e Punës bëri të ditur se ka ndryshuar kriteret për pensionet. Tashmë  pensioni do  të përfitohet  nga të moshuarit mbi 67 vjeç të cilët kanë qënë 10 vjet në Greqi, duke e zbritur kohën e qëndrimin nga 20 vite në 10.

Nga këto ndryshime llogaritet se do përfitojnë rreth 22000 minoritarë grek si nga Shqipëria ashtu dhe nga ish Republikat Sovjetike.

Para heqjes të ligjit për pensionet nga ky Institur përfitonin pension rreth 40000 të moshuar, nga të cilët 17000 ishin minoritarë grek nga Shqipëria.

Për të kufizuar shpenzimet, pensionet do të jepen gradualisht dhe do të kompensohet shuma e parave që përfituesi mund të marrë nga vendi i tij. Kështu, pensioni do të kapë shifrën deri në 214 euro këtë vit, 288 euro në vitet 2015-2016, për të arritur deri në 360 euro. Nëse përfituesi merr një pension, 55 € nga Shqipëria, shuma do t’i zbritet nga pensioni i OGA .

Albanians.gr

 

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top