ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Greqi. Rihapet çështja e zhdukjes të 500 fëmijëve shqiptarë nga instituti i bamirësisë

Ministria greke e Drejtësisë ka urdhëruar

Ministria greke e Drejtësisë ka urdhëruar

që të fillojë një proces hetimi në mënyrë që të mblidhen informacione sa më të sakta për skandalin e zhdukjes se rreth 500 fëmijëve shqiptare nga instituti i bamiresise “Agjia Varvara” në Athinë gjatë viteve 1998-2002.

 

 

Cështjen e fëmijëve shqiptarë te zhdukur, e ka sjelle ne parlamentin grek deputetja e se Majtes Demokratike Maria Gianakou, pas shqetesimeve qe kishte shfaqur ne nje raport te tij ne vitin e kaluar, Komisioni Kunder Torturave i OKB.

 

Ky komision i ka kerkuar Athines ne se ka hapur nje proces hetimi per rastin kur 502 nga 661 femije rome nga Shqiperia, jane zhdukur nga ky institut shteteror brenda kater viteve, te bashkepunoje me organet shqiptare ne menyre qe te hidhet drite mbi kete ceshtje si dhe te percaktohen pergjegjesite ligjore te atyre qe jane perfshire ne kete skandal.

 

Vetem ne vitin 2004 organet greke kane publikuar raportin per zhdukjen e femijeve shqiptare dhe ne 2007 gjithe dosja me dokumentet e kesaj çeshtjeje i eshte dorezuar organeve shteterore. Por prej atehere kjo çeshtje ka qendruar e harruar dhe e mbyllur ne sirtar. Ministri i Drejtesise Harallambos Athanasiou ka kerkuar menjehere prej organeve te drejtesise te bejne me dije se ne ke faze gjenden hetimet dhe eshte pergjigjur para parlamentit se, se shpejti do te kete nje informacion te gjere per gjithe proceduren nga organet perkatese.

 

Skandalin e zhdukjes se femijeve së 502 fëmijëve shqiptar në Institutin Bamirës në “Agjia Varvara”e zbuloi organizata ndërkombëtare “The Sëiss Terre Des Hommens” ne vitin 2003. Pasi OKB eshte tronditur nga ky zbulim eshte derguar ne Greqi komisioneri Zhan Miguel Peti,por me shume se dhjete vjete me pas ky skandal eshte pothuajse i mbyllur.

 

Te dhenat e kesaj organizate bejne me dije se ekzistojne edhe shume raste te tjera te ngjashme ne Greqi, ku ne 15 vitet e fundit jane futur ne menyre te paligjshme, mbi 3800 femije shqiptare, prej te cileve me shume se nje e katerta nuk eshte gjetur kurre.

 

burimi www.top-chanel.tv

LEXONI AKOMA

Έρευνα για 502 εξαφανισμένα παιδιά Αλβανών Ρομά από το ίδρυμα Αγία Βαρβάρα


Në Greqi jetojnë 480 mijë shqiptarë

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top