Niveli i papunësisë në Greqi arriti rekordin e 28% të forcës aktive për punë në muajin Nëntor, treguan të dhënat qeveritare të publikuara ditën e enjte.
Këto tregues flasin për një rritje të mëtejshme nga 27,7% që qëndronte ky nivel në muajin e mëparshëm, ndërsa në grupmoshën nën 25 vjeç, 61,4% e atyre që kërkojnë një punë nuk janë në gjendje të punësohen.
