ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Greqi, racizëm: Biletë falas vetëm për fëmijët grekë

GREQI – Një shofer i autobusave të linjave interurbane (KTEL) i ka thënë një turisteje se fëmijtë e vegjël

GREQI – Një shofer i autobusave të linjave interurbane (KTEL) i ka thënë një turisteje se fëmijtë e vegjël

nuk paguajnë biletë vetëm nëse janë “Grekë dhe jo turistë”, gjë që sjellë reagimet e pasagjerëve të tjerë.Kjo ngjarje ka ndodhur në Kretë të mëngjesin e së dielës në linjën Hania-Kalyves, ndërkohë që artikullshkruesja ishte edhe vetë pasagjere. Sikundër thuhet në reportazhin në fjalë, një familje nga Rusia ka marrë autobusin e kësaj linje interurbane. Burri me të dy fëmijët kanë hyrë të parët dhe bashkëshortja ka hyrë e fundit, e cila ka pyetur në anglisht shoferin nëse paguajnë biletë fëmijët –

 

Shoferi ka bërë sikur nuk kuptonte dhe i ka kërkuar turistes të paguante dhe të ulej, kur gazetarja që ndodhej në autobus ia përktheu pyetjen shoferit. Atëherë shoferi i ka befasuar të gjithë kur ka thënë se “Fëmijët deri në 5 vjeç nuk paguajnë biletë, por kjo vlen vetëm për fëmijtë grekë dhe jo turistët, të cilët duhet të paguajnë!”Turistja ruse nuk e ka kuptuar dhe ka shkuar drejt vendit të saj, por debati ka vazhduar mes shoferit dhe gazetares, e cila i kërkoi të mësonte se përse kishte të tilla dallime mes grekëve dhe turistëve, për të marrë nga shoferi përgjigjen se për këtë ajo (gazetarja) “le të pyeste kryeministrin! Ligji është grek dhe vlen vetëm për grekët”.Gazetarja e ka denoncuar këtë fakt. Ndërkohë që superiorët e shhoferit kanë eklaruar se ligji është një për të gjithë. Fëmijtë sipas ligjit deri në 5 vjeç nukpaguajnë biletë, e cila paguhet e plotë nga mosha 6 vjeç e lart.Nuk është rasti i parë që ka të tilla dallime racore në linjat e autobusëve urbanë e interurbanë. Disa herë ka pasur denoncime që shoferë të autobusëve në Athinë kanë zbritur nga autobusët emigrantë me ngjyrë, bile i kanë kërcënuar, ose edhe nuk kanë ndaluar nëpër stacione për të marrë pasagjerë kur kanë parë që ata kanë qenë emigrantë, si rasti i përpara një viti në Selanik.Një rast flagrant ka qenë i përpara dy viteve kur një shofer autobusi në Athinë ka ndaluar autobusin dhe ka zbritur me dhunë nga autobusi një nënë shqiptare me dy fëmijtë e saj të mitur, vetëm e vetëm se i dëgjoi të flisnin shqip… -www.shqiptarja.com

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top