Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku pronari dhe punëdhënësi i një plantacioni të kultivimit të luleshtrydheve ka qëlluar punonjësit e tij, emigrantë, sepse kërkuan paratë e papaguara të 6 muajve.
Emigrantët thanë se punojnë 7 orë në ditë për vetëm 22 euro dhe se pronari grek iu detyrohej gjithësej 150 000 euro.
Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 18:00 në Manolada të Ilias, ku 200 emigrantë nga Bangladeshi dhe Pakistani u mblodhën për të protestuar për paratë që iu takonin, pasi pronari disa herë i kishte gënjyer për datën e dhënies së tyre. Afati i fundit ishte dje, por në vend të parave, emigrantët morrën si përgjigje sulmin me armë nga njëri prej mbikëqyrësve. Sipas dëshmive të punëtorëve, në fillim u qëllua në ajër për frikësim dhe pastaj në drejtim të njerëzve.
Nga plumbat janë lënduar 33 vetë, të cilët u dërguan në spital, nga ku mësohet se 8 prej tyre janë në gjendje më të rëndë.
Policia arrestoi punëdhënësin e plantacioneve të luleshtrydheve, ndërsa është në kërkim të 3 mbikëqyrësve.
Ngjarja ka shkaktuar tronditje në pjesën më të madhe të opinionit publik dhe përbën lajmin kryesor në median greke. Ajo është tregues i përshkallëzimit të racizmit në Greqi, pas ngjarjes së ditëve të fundit që ndodhi në Selanik, ku shoferi i autobusit, veprimtar i Agimit të Artë, zbriti me dhunë dy afrikanë, sepse nuk kishin biletë.
BURIMI www.ballkanweb.com
{dmotion}xz3sdg{/dmotion}
{dmotion}xz3sdg{/dmotion}
