Shqip

Greqi, Parlamenti dështon në zgjedhjen e Presidentit të ri

Parlamenti grek dështoi sot në zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës, pasi nuk arriti dot të siguronte 200 vota nga 300 të mundshme për emrin e kandidatit të vetëm presidencial të propozuar nga qeveria, Stavros Dimas.

Pavarësisht se votimi vazhdon, më shumë se 100 deputetë refuzuan të votojnë Dimasin, ish-komisioner i Bashkimit Evropian për Drejtësinë.

Dy votimet e tjera do të zhvillohen në datat 23 dhe 29 dhjetor dhe nëse dështon, Greqia do të zhvillojë zgjedhjet e parakohshme.

http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=62902&kat=91

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top