ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Greqi operacion shpëtimi për 400 klandestinë

Policia bregdetare greke po zhvillon një operacion shpëtimi në zonën detare në veriperëndim të Kretës, pas lokalizimit të një skafi, në bordin e të cilit, sipas të dhënave të para ndodhen 400 emigrantë të parregullt.

Skafi kërkoi ndihmë, dhe në vendngjarje kanë shkuar me urdhër të qendrës operative të ministrisë së marinës, dy anije transporti dhe një luftanije amerikane.

Gjithashtu, nga porti i Pireut janë nisur një skaf i policisë bregdetare dhe një fregatë e flotës luftarake detare.

burimi www.ballkanweb.com

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top