ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Greqi: Një shtetas shqiptar gjëndet i vrarë në Mitilini

Një shtetas grek 30 vjeçar dhe një shqiptar 39 vjeç, që u identifikua të jetë Fatmir Meta,

Një shtetas grek 30 vjeçar dhe një shqiptar 39 vjeç, që u identifikua të jetë Fatmir Meta, nga fshati Kuman i Fierit, u gjetën pa jetë në një kamion të braktisur në ishullin grek Mitilini

Sipas hetimeve të para të policisë greke u konstatua se dy burrat ishin vrarë me armë zjarri. Vrasësi apo vrasësit për të humbur gjurmët i kanë vënë flakën kamionit me kufomat e viktimave, por zjarri e ka dëmtuar vetëm pjesërisht atë, pasi ishte shuar shpejt.

Shqiptari Fatmir Meta që njihej në ishull si Sotir Meta dhe 30 vjeçari vendas, të cilët punonin si ndërtues, ishin raportuar të zhdukur nga familjarët në datën 19 Prill, ditë kur duhet të jetë kryer edhe vrasja. Meta jetonte në ishullin grek që prej vitit 1997.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top