Shqip

Greqi Ndryshon ligji i nënshtetësisë Ulet nga 6 vite në 3 kohëzgjatja e proçedurës 

Ndryshon proçedura e marrjes së nënshtetësisë Greke, siç deklaroj ministri i brendëshëm i Greqisë, Panos Skurtelis në një intervistë për shtyp, me qëlllim kohëzgjatja e proçedurës të ulet nga 6 vite që është sot, në 3 vite.

Sipas deklaratave të ministrit të brendëshëm, këtej e tutje emigrantët që do dëshirojnë të  përfitojnë nënshtetësinë Greke, do japin  test njohurishë, i cili do përbëhet nga 20 pyetje me shkrim  të cilat do i zgjedhim përmes 30 pyetjeve . Gjithashtu po diskutohet idea që testet të jepen me shkrim si hartim i shkurtër.

Në të njëjtën konferencë për shtyp sekretari special i Nënshtetësisë, Lambros Balciotis , deklaroj se 30 pyetjet do zgjidhen në mënyrë rastësore ditën e intervistës, nga një grup temash që do të përbëhet nga 300 pyetje.

Që të 300 pyetjet bashkë me përgjigjet e tyre, të interesuarit do kenë mundësinë ti lexojnë përmes internetit, nga të cilat do të zgjidhen 30 pyetjet që do ti përgjigjen gjatë provimit.  Nga të 30 pyetjet , emigranti do zgjedhi 20 pyetje nga të cilat do duhen ti përgjigjen saktë 20 pyetjeve.  Vështirësia e pyetjeve do jetë e përshkallëzuar.

Gjithashtu parashikohen lehtësime për marrjen e  nënshtetësisë për kategori si roma, emigrantë të moshuar mbi 65 vjeç si dhe persona me aftësi të kufizuar.

 

 

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top