ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Greqi, ndryshime në ligjin për shtetësinë e fëmijëve të huaj

Greqia do të ndryshojë ligjin për nënshtetësinë

Greqia do të ndryshojë ligjin për nënshtetësinë e fëmijëve të emigrantëve.

Ndryshimi i ligjit në fjalë iu është lënë në dorë tre lidereve te partive që mbështesin qeverinë, informoi në parlament zëvendësministri i brendshëm grek, Haralambos Athanasiu.

Sipas zëvendësministrit, në të ardhmen nënshtetesia do të jepet me kriter bazë – pjesëmarrjen e fëmijëve në sistemin arsimor grek.

“Predispozicion i ministrisë është që të futen kritere esenciale. Lindja e një fëmije në Greqi nuk mjafton, as qëndrimi i mëparshëm në Greqi i prindërve. Kriter do të jetë edukimi i fëmijëve. Nuk mundet që një fëmijë grek të kryejë arsimimin e detyruar 9 vjeçar dhe atë mos ta kryejë fëmija i huaj. Njëlloj, si për fëmijët që lindin këtu dhe mësojne këtu, po ashtu dhe për fëmijët që lindin jashtë Greqise dhe mësojnë këtu. Po diskutojmë edhe çështjen e maturimit, sepse nuk mund të vendosë prindi që fëmija të marre nënshtetësine greke, sepse fëmija, kur të rritet mund të mos ta dojë”, tha zv.ministri i brendshëm.

“Po ndryshojmë filozofinë. Nuk e japim nënshtetesine me shpresën që emigranti të integrohet në shoqërinë greke, por ia japim nënshtetësinë si vlerësim për përpjekjet e veta”, shtoi ai.

Nga ana e vet, deputetja e DIMAR, Janaku sugjeroi dhënien e nënshtetësisë me bazë – lindjen dhe me një periudhë shumë të precizuar të qëndrimit të ligjshëm të prindërve në Greqi. /balkanweb.com/

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top