Autoritetet greke kanë deklaruar ditën e sotme se kanë gjetur dhe kanë nxjerrë nga deti trupat e 7 emigrantëve, mes tyre edhe dy fëmijë. Emigrantët humbën jetën gjatë natës së mbrëmshme, kur varka e tyre u fundos në jug të Detit Egje.
Ata udhëtonin ilegalisht nga Turqia, por nuk dihet ende destinacioni për ku ishin nisur. Dy trupa janë gjetur pranë brigjeve dhe trupat e pesë emigrantëve të tjerë janë gjetur në varkën e tyre gjysmë të fundosur.
Ndërkohë 8 prej emigrantëve që gjendeshin në varkë kanë arritur të shpëtojnë, ndërsa dy të tjerë janë deklaruar të zhdukur.
Nënshtetësia e emigrantëve nuk është bërë e ditur.
burimi www.shqiptarja.com
